Një qytetar ka denoncuar gjendjen e parkimit pranë Liqenit të Paskuqanit, duke theksuar mungesën e mirëmbajtjes së kësaj hapësire.
Ai ka treguar se asfalti në parkim është plasaritur pothuajse në të gjitha anët, ndërsa bari është tharë plotësisht dhe nuk është prerë prej kohësh.
Banorët që frekuentojnë Liqenin e Paskuqanitpër shëtitje dhe aktivitete rekreative kërkojnë që autoritetet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për riparimin e asfaltit, mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra dhe përmirësimin e kushteve në këtë ambient publik.
Ata theksojnë se investimet nuk duhet të kufizohen vetëm në ndërtimin e hapësiravepublike, por duhet të shoqërohen edhe me mirëmbajtje të vazhdueshme, në mënyrë qëqytetarët të kenë një mjedis të sigurt, funksional dhe të denjë për t’u shfrytëzuar gjatë gjithë vitit.