Asfiksohet çifti i bashkëshortëve në hotel, ndrron jetë burri

Asfiksohet çifti i bashkëshortëve në hotel, ndrron…

Një çift bashkëshortësh nga Tirana janë asfiksuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një hotel në Maliq.

Shkak për këtë sipas policisë mendohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombla që përdorej për ngrohjen në këtë hotel. Të asfiksuar Bexhet Tresa 57-vjeç dhe bashkëshortja e tij me inicialet E. N., janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht 57-vjeçari nuk ka mundur t’ia dalë duke ndërruar jetë në spital.

“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit