Dalin fotot/ Ivanka Trump kaloi verën në Shqipëri, u shoqërua nga burri dhe sheiku i PSG

Dalin fotot/ Ivanka Trump kaloi verën në…

Shqipëria është një vend turistik i preferuar nga shumë turist të huaj. Këtë verë, bukuritë shqiptare janë vizituar edhe nga vajza e ish-presidentit të SHBA Donald Trump, Ivanka Trump. Këtë e ka bërë të ditur Auron Tare, i cili në një emision televiziv, ka treguar se gjatë kësaj vere në vendin tonë ka ardhur Ivanka Trump e cila ka qenë e shoqëruar nga Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif, presidenti i PSG-së. Mësohet se Ivanka ka shijuar për 6 ditë vijën bregdetare shqiptare, teksa është ndalur edhe në Përmet, konktretisht në kishën e Leusës.

Auron Tare:

Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve. Po nga Kepi i Rodonit, në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë. Ishte një vizitë private dhe ata nuk takuan asnjeri. Ata zbritën me avion në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin duke nisur nga kepi i Rodonit duke vijuar në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë. Unë i çova në Qeparo për të parë fshatin e George Tenet (ish-kreu i CIA) edhe për t’ju thënë se ai është shqiptar dhe jo grek siç ka thënë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit