Askush nuk e ndal fantazinë e miliarderit Musk

Askush nuk e ndal fantazinë e miliarderit…

Me sa duket fantazitë që ngjizen në kokën e miliarderit Elon Musk, përhapen dhe gjejnë zbatim në realitetin e secilit prej nesh. Ky njeri me “ teka të çuditshme ”qe sfidon natyrën dhe njerëzimin është optimist për jetën në Mars. Madje ka edhe një datë se kur do të vij ky moment histori sipas tij.

Ai e ka quajtur jetën në Mars si një nga sfidat e tij m të mëdha, por ka treguar besim se do të realizohet pavarësisht problemeve të përsëritura që raketa e tij Starship ka pasur në çdo lëshim të saj.

Dhe data tashmë është caktuar. Do të kalojnë 20 vjet nga tani. Atë kohë kur do të kryhen kolonitë e para marsiane. Dhe Musk e ka nisur objektet Starbase të SpaceX.

Kështu, hapat e ardhshëm do të jenë krijimi i super fabrikave për kompaninë e tij dhe një vend i përshtatshëm për lëshimin e raketave të saj të mëdha hapësinore.

Synimi i tij është thjesht të dërgojë mijëra anije kozmike në Mars në mënyrë që të jetë në gjendje të kryejë një koloni. Në fakt, ai ka vënë një numër për ta kolonizuar: një milion banorë që sipas miliarderit do të duheshin për të populluar planetin… në fillim!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit