Asnjë fjalë në sallë! Si u njoh Rama me shkarkimin në Kuvend, Ruçi i ndërpreu bisedën me Tomë Doshin: Uluni të gjithë nëpër vende!

Asnjë fjalë në sallë! Si u njoh…
Si asnjëherë më parë, Rama sot qëndroi mjaft i heshtur në sallë, duke ndjekur seancën e jashtëzakonshme për emërimin e Xhaçkës dhe Niko Peleshit.
Featured image of article: Asnjë fjalë në sallë! Si u njoh Rama me shkarkimin në Kuvend, Ruçi i ndërpreu bisedën me Tomë Doshin: Uluni të gjithë nëpër vende!

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit ku u njoh me shkarkimin e tij si Ministër i Jashtëm, vend të cilin ia pasoi Olta Xhaçkës. Si asnjëherë më parë, Rama sot qëndroi mjaft i heshtur në sallë, duke ndjekur seancën e jashtëzakonshme për emërimin e Xhaçkës dhe Niko Peleshit.

Kamerat fokusuan që pranë Ramës shkoi Tomë Doshi, me të cilin kryeministri pati një bisedë prej disa minutash.

Ishte kryeparlamentari ai që e ndërpreu dialogun mes kryeministrit dhe Doshit, kur nisi seancën dhe kërkoi uljen e të gjithë deputetëve nëpër vende.

‘Zotërinj ju lutem, uluni të gjithë nëpër vende,”- tha Ruçi dhe Doshi u largua.

Sot në Kuvend u miratuan ndryshimet në qeveri. Xhaçka u emërua me 94 vota pro si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Peleshi gjithashtu me 94 vota pro u emërua Ministër Mbrojtjeje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit