Asnjë viktimë nga Covid-19| Gafa e PR të Ministrisë së Shëndetësisë: Ngushëllime familjarëve!

Asnjë viktimë nga Covid-19| Gafa e PR…

Ndonëse ministritë e qeverisë “Rama 3” kanë ngritur një grup të strukturuar për mardhënien me publikun e njohur ndryshe si “Public Relations”, puna e tyre Copy-Paste lë shumë për të dëshiruar. Së fundmi kjo është provuar në deklaratën e fundit të përditshme të raportimit mbi situatën pandemike. Drejtueset e zyrës së shtypit të Ogerta Manastirliu kanë bërë një gafë duke ngjushëlluar familjet për 0 pacientë të vdekur ditën e sotme.

Në deklaratën e e njëjtë të 22 muajve pandemi, PR i Ministrisë së Shëndetësisë duket se janë lodhur duke publikuar të deklaratën e ndryshuar vetëm në shifra por jo në përmbajtje. Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”- shkruhet në deklaratën për media.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit