Asteroidi pritet të kalojë shumë afër Tokës, mund ta shihni edhe me dylbi

Asteroidi pritet të kalojë shumë afër Tokës,…

Një asteroid masiv do t’i afrohet Tokës më shumë se Hënës këtë javë, një fenomen që ndodh vetëm një herë në dekadë. 

Sipas NASA-s, asteroidi i zbuluar në 27 shkurt nga astronomët në Observatorin Roque de los Muchachos në La Palma të Spqnjës, 2023 DZ2 po udhëton me një shpejtësi prej 17,403 miljesh në orë. NASA thotë se shkëmbi gjigant do t’i kalojë Tokës 108,758 milje larg, kurse nga hëna do të kalojë 238,855 milje larg. 

Nëse doni të shihni 2023 DZ2 teksa fluturon, mund të jeni me fat, megjithëse mund të keni nevojë për një teleskop. Ai do të kalojë afër Tokës të shtunën më 25 mars, por do të jetë i dukshëm mendohet që të premten në mbrëmje.

Derek Smale, astronom dhe menaxher programi në Agjencinë Hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar, i tha Metro-s se asteroidi aktualisht është i dukshëm vetëm në teleskopë të mëdhenj, por do të shkëlqejë gjatë kalimit të tij më të afërt dhe madje mund të jetë i dukshëm në dylbi. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit