Asteroidi rrezikon të godasë Tokën në ditën e Shën Valentinit

Asteroidi rrezikon të godasë Tokën në ditën…

Asteroidi, i quajtur 2023 DW nga boffins hapësinore, por që duket më shumë si një “Cheryl”, thuhet se rrezikon të godasë Tokën në ditën e Shën Vslentinit të vitit 2046, gjithmonë nëse do të ndodhë. 

Parashikimet se ku mund të arrijë të përplaset Cheryl janë të turbullta, por NASA llogarit se zonat e ndikimit shtrihen nga Oqeani Indian në Oqeanin Paqësor dhe nga perëndimi në bregun lindor të SHBA, raporton Ladbible.

Pra, kjo i bën Hollywood, Hawaii, Uashington DC, Indonezia, Malajzia, Brunei dhe skaji jugor i Indisë të rrezikuara. Pra, mbretëresha e egër Cheryl po zgjedh të kapë rreth gjysmën e botës. 

“Analistët e orbitës do të vazhdojnë të monitorojnë asteroidin 2023 DW dhe do të përditësojnë parashikimet ndërsa vijnë më shumë të dhëna”, tha NASA. 

Asteroidi vlerësohet të jetë 49.29 metra në diametër, afërsisht sa madhësia e Kullës së Pizës. Aktualisht po udhëton me një shpejtësi 24 kilometra në sekondë. Nëse përplaset me Tokën, do të shkaktonte një nivel shkatërrimi që do të rivalizonte ndikimin Tunguska 114 vjet më parë, kur një asteroid shpërtheu pesë deri në 10 kilometra mbi Tokë.

Ai asteroid ishte 50.29 metra në diametër dhe u regjistrua si një shpërthim 12 megatonësh që shkatërroi një pjesë të madhe të Siberisë. Ai gur i vogël kaosi ishte i krahasueshëm me shpërthimin e një bombe bërthamore dhe do të kishte shkatërruar një zonë të madhe të qytetit, por fatmirësisht u ul në një pyll. Megjithatë, tre njerëz vdiqën dhe 80 milionë pemë u rrafshuan. 

Cheryl është në krye të listës së rrezikut të NASA-s, por, nëse ai bëhet kërcënim serioz për Tokën, fatmirësisht NASA ka konfirmuar së fundmi aftësinë e saj për t’i ndryshuar trajektoren objkteve kërcënuese, kështu që rrini të qetë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit