AstraZeneca pranon për herë të parë pasojat e rënda që solli vaksinimi

AstraZeneca pranon për herë të parë pasojat…

Gjiganti farmaceutik është paditur në grup për pretendimet se vaksina e tij ka shkaktuar vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.

Astra Zeneca e ka pranuar për herë të parë se kjo vaksinë mund të shkaktojë mpiksje të gjakut dhe bllokim të venave. Ajo po përballet më një sërë akuzash nga qytetarët të cilët pretendojnë se janë gjymtuar apo kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e vaksinimit më Astra Zeneca.

Po të kujtojmë të gjithë mjekët në kohën e pandemisë këshillonin njerëzit të vaksinoheshin për t’i mbrojtur nga Covid 19.

Shifrat zyrtare nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) tregojnë se të paktën 81 vdekje në Mbretërinë e Bashkuar dyshohet se kanë qenë të lidhura me reagimin negativ që shkaktoi mpiksje te njerëzit që kishin gjithashtu trombocitet të ulëta të gjakut.

Në dosjen AstraZeneca tha se ekziston një mundësi që vaksina të sjellë efekte anësorë si mpiksje gjaku apo bllokim të venave por në raste shumë të rralla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit