Astrit Terolli i përdhunoi vajzën, flet për herë të parë babai i 12-vjeçares: Është e frikësuar

Astrit Terolli i përdhunoi vajzën, flet për…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Astrit Torelli ka përdhunuar vajzën e mitur të shokut të tij.

Së fundmi, ka reaguar dhe babai i vajzës, i cili shprehet se vajza 12-vjeçare është e traumatizuar.

Ai thotë se me Terollin njiheshin prej vitesh dhe se nuk e di çfarë donte në shtëpinë e tij, madje as se përse e bërë atë veprim të rëndë.

Pjesë nga intervista:

Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.

Pyetje: Si e morët vesh abuzimin?

Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.

Pyetje: Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?

E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit