Astrologia Meri Shehu jep këshillën “e vyer”: Tradhtoni, duhet provuar sepse ka shije dhe ndez emocione

Astrologia Meri Shehu jep këshillën “e vyer”:…

Në televizionet shqiptar të cilat kanë valë dhe frekuenca kombëtare, marrin para nga taksat e shqiptarëve e që cilësohen si pronë e një populli, promovohet shthurja e familjes. U jepet hapësirë televizive disa personazheve që kanë vetëm një qëllim, të rrisin përfitimet et tyre personale. E tillë duket se është edhe parashikuesja e yjeve, Meri Shehu.

Astrologia ka shfrytëzuar hapësirën kombëtare televizive për të nxitur çiftet që të tradhëtojnë njëri-tjetrin. Një mesazh që përcillet me qëllim prishjen e familjes, bazës së saj raportit në çift. Meri Shehu tha se tradhtia nuk është diçka e keqe dhe se në jetë të gjithë jemi pak “Juda”, teksa më tej shtoi se ajo duhet provuar dhe shijuar.

S’është keq të tradhtosh. Duhet provuar tradhtia, ne të gjithë jemi nga pak Juda. Po nuk e provove ta bësh dhe ta shijosh, nuk ka kuptim. Tradhtia ndez edhe emocione. Ndërsa në rast se tradhtohesh, mbase nuk të shijon, por të bën më të fortë”, tha Meri Shehu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit