Astronauti uron festën e Fitër Bajramit nga hapësira

Astronauti uron festën e Fitër Bajramit nga…

Pas një muaji agjërimi dhe reflektimi, myslimanët, e shumicës së vendeve të botës, kanë festuar dje festën e Fitër Bajramit. Kjo festë shënoi edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. 

Astronauti i Emirateve, Sulltan Al Neyadi u ka dërguar myslimanëve një mesazh jashtë kësaj bote nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. 

Kujtojmë se disa vende si Malajzia, Australia, Singapori, Maroku dhe Kashmiri kanë agjëruar edhe një ditë, si rezultat e kanë festuar sot (22 prill) Fitër Bajramin. Kjo pasi data e Bajramit ndryshon në varësi të shikimit të hënës. Në këto vende hëna e re (e quajtur Chaand Raat ) nuk ishte e dukshme dhe si rezultat këta myslimanët agjëruan edhe një ditë për të plotësuar muajin 30-ditor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit