"Ata bëjnë sikur punojnë, ne bëjmë sikur i besojmë"

“Ata bëjnë sikur punojnë, ne bëjmë sikur…

Politika dhe media si një lokomotive antivlerash popullore, portale e faqe gazetash e vërteta e të cilave është larg të vërtetës.
Demokracia si simbol i shumicës nuk ka asnjë lidhje me demokracinë në vendin tonë.
Populizmi që shtyp çdo të vërtetë, dëshirat e qytetarit, vullnetin e shumicës dhe zërin e tyre duke e shndërruar në një fasadë të cilën populli bën sikur e beson dhe ata bëjnë sikur punojnë.
Këto kauza populiste shtojnë votën e politikanëve por ulin besimin e shoqërisë se vërtetë funksionon demokracia. Koha dhe populli punojnë për klasën qeveritare.

Të gjitha forcat politike kanë punuar për interesat e tyre dhe jo për interesat e vendit gjatë këtyre viteve “demokraci”.
Këtë e vërteton shpërdorimet e taksave dhe të mirave publike që janë bërë dhe bëhen ndër vite.
Populizmi, në fakt është një politikë e drejtpërdrejtë më qytetarin apo mundësia e pjesëmarrjes së tij në politikë, por kjo keqpërdoret duke dëmtuar demokracinë, pasi dihet fare mirë që e rëndësishme është të mos prishen interesat e kastës politike. Qesharake se si e ruajmë këtë raport, “ata bëjnë sikur punojnë, ne bëjmë sikur i besojmë’.
Në fakt një “meritë” e ka edhe media, e cila nuk kursehet të reklamojë punët e pabëra të përgjegjësve, duke e shitur dështimin e tyre si sukses.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit