''Ata duan një vajzë që është e butë''/ Bebe Rexha tregon për jetën sentimentale

”Ata duan një vajzë që është e…

Këngëtarja Bebe Rexha është një nga artistet më të sukseshme dhe kur vjen puna për te çështjet e  zemrës të gjithë mëndojmë se ajo është mjaft e favorizuar për shak të famës që ka, por nuk është ashtu.

Bebe në një intervistë të dhënë për “Healthy” ka folur për jetën e saj private dhe sentimentale ku ka treguar se është single dhe se nuk i pëlqen askush. Përsa i përket raporteve të shkuara Bebe u shpreh se  e di pse lidhjet e mëparshme nuk i kanë ecur ashtu siç duhet dhe për këtë ajo “fajëson” famën e saj.

“Është e vështirë. Unë mendoj se të qenurit e famshme i ka frikësuar shumë meshkuj. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Do të them atë që dua. Nuk kam kohë për drama”, është shprehur për revistën.

Riujtojmë se Bebe është kritikuar shpesh për peshën e saj dhe këngëtarja është treguar gjithnjë e sigurt në vetvete dhe në trupin e saj. Ajo gjithmonë ka dhënë mesazhe që duhet ta duash trupin tënd.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit