“Ata ndajnë pushtetin bashkë”/ Ish-deputeti socialist zbulon lojën Basha-Rama: Pazaret i bëjnë nën tavolinë

“Ata ndajnë pushtetin bashkë”/ Ish-deputeti socialist zbulon…

Ish-deputeti socialist, aktualisht kryetar i Partisë “Zgjidhja” ka folur me tone dhe akuza të forta në drejtim të klasës politike në Shqipëri.

I ftuar në studion e News 24, Kokëdhima nuk i ka kursyer akuzat edhe në drejtim të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, të dy ndajnë pushtetin dhe shtypin bashkërisht popullin.

“Lulzim Basha nuk iku nga parlamenti për zgjedhjet. Lulzim Basha është delfini i Edi Ramës, nuk do ai të reformojë zgjedhjet. Ka marëveshje mes tyre, ata janë bashkë në pushtet. Pushteti nuk është vetëm qeveria. Shtypin bashkërisht popullin.”-tha Koço Kokëdhima.

I pyetur nëse edhe LSI, është pjesë e lojës së tyre, ai risolli në vëmendje përplasjet e vitit 2008 dhe sesi LSI më pas i braktisi kauzat, sapo arriti qëllimet e saj.

“Ju e keni parë në 2008 luftën trup me trup të LSI. Por, pastaj i braktisi kauzat dhe nuk janë më kauzat e saj sepse nuk e kishte sinqerisht atë luftë, por vetëm për nevojat e pushtetit të vet, dhe sapo i arriti qëllimet e saj, i braktisi nevojat e shqiptarëve për liri”-tha Kokëdhima.

Më tej, ai u rikthye tek Basha dhe Rama, ndërsa theksoi se “Gjithë pazaret janë nën tavolinë. Të gjitha pazaret i bëjnë dy persona, që janë Edi Rama dhe Lulzim Basha, të gjitha pushtetet janë në duart e dy njerëzve. Prandaj jemi në këtë situatë, ku shqiptarët nuk kanë të ardhme”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit