“Ata që tradhtonin e patën të vështirë”/ Pandemia rriti me 60% kërkesat për divorc në Itali!

“Ata që tradhtonin e patën të vështirë”/…
Featured image of article: “Ata që tradhtonin e patën të vështirë”/ Pandemia rriti me 60% kërkesat për divorc në Itali!

Gjatë vitit 2020 në Itali, divorcet u rritën me 60% për shkak të izolimit të pandemisë.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Divorcit në Itali, bllokimi solli rritje të ndjeshme të ndarjeve me 60% dhe kërkesa kryesisht ishte nga çiftet që kishin qëndruar gjatë në shtëpi, shkruajnë mediat italiane.

“Pandemia ka krijuar një emergjencë familjare, jo vetëm ekonomike”, tha avokati i martesave, Gian Ettore Gassani , i cili denoncoi po ashtu rritje të dhunës brenda familjes.

Nga këto kërkesa, 40% janë për pabesi martesore, madje edhe virtuale, 30% për dhunë në familje dhe 30% për shkaqe të tjera.

“Kërkesat për ndarje janë rritur jashtëzakonisht, kryesisht për shkak të bashkëjetesës së detyruar e cila është burimi i të gjitha problemeve kryesore që ekzistojnë brenda një çifti”, thotë avokati Santini.

Në 40% të rasteve, çiftet u ndanë, sipas avokatëve, sepse me bllokimin ishte më e vështirë për të që ata që tradhëtonin të fshehnin jetën e tyre të dyfishtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit