Atalanta shkruan historinë, fiton për herë të parë Europa League

Atalanta shkruan historinë, fiton për herë të…

Atalanta e Berat Gjimshitit ka shkruar historinë mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke  mposhtur me rezultatin e thellë, 3 me 0, Bayer Leverkusen. 

Atlanata fiton për herë të parë një trofe evropian dhe nuk mund të kishte nisje më të mbarë se trofeu i UEFA Europa League.

Protagonist absolut ishte padyshim nigerian, Ademola Lookman, i cili me tre golat e tij, në minutat 12’, 26’ e 75’ kapitulloi gjermanët e Xabi Alonso.

Protagonist në këtë sfidë ishte edhe kapiteni i Kombëtares dhe “Zikaltërve” të Atalanta, Berat Gjimshiti, i cili pas Marash Kumbullës bëhet “Legjionari” i dytë i këtij brezi futbollistësh së “Kuqezinjve”, që triumfon në “kontinentin e vjetër” me skuadrën e tij. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit