Atë Grigor Pelushi: As në kohën e komunizmit nuk u cenua kaq keq familja

Atë Grigor Pelushi: As në kohën e…

Në një intervistë për TVA NEWS, kleriku i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ka folur rreth kërcënimeve që po i kanosen familjes kohës e fundit.

Përmendin ligjin për abortin për vajzat nën moshën 16 vjeç dhe nënat surrogato, që rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një parajsë të trafikut të qenieve njerëzore.

Ditën e djeshme një tjetër familja si një qelizë bazë e shoqërisë “u godit” nga një martesë në ambientin e Bashkisë së Tiranës, midis dy femrave, të cilat kishin vite që bashkëjetonin dhe kishin fëmijë.

Ditën e shtunë Kisha Ortodokse, nisur nga këto fenomene mori pjesë në një takim me temën “Festojmë Familjen”, ku baza e diskutimeve nga përfaqësues të klerit ishte pikërisht familja.

Kleriku i Kishës Ortodokse i pyetur mbi ndryshimet e fundit mbi konceptin e familjes tha se ne nuk po e ruajmë dot trashëgiminë që na lanë të parët tanë, traditën e familjes së shëndetshme. Kurrë nuk është rrezikuar familja më shumë se sot, as në kohën e komunizmit apo në kohën e pushtimit Osman. Sërish familja mbeti e pacenuar dhe e paprekshme nga faktorët e jashtëm. Po shohim që po përballemi me një realitet të ri, ndaj na lind një detyrë e re të gjithëve, të mbrojmë familjen. Populli ynë ka kaluar shumë vështirësi me ndihmën e familjes, u ka bërë ballë shumë sfidave.

Realiteti është i trishtë. Martesën mes dy njerëzve të së njëjtës gjini nuk e mbron Zoti.

Burrë-grua-fëmijë!

Kjo është familja, porosia dhe dhurata e Zotit për njeriun.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit