Aten.tati pas mesnate, kush është biznesmeni që u qëllua me arm.ë zjarri /Detaje të reja

Aten.tati pas mesnate, kush është biznesmeni që…

Detaje të reja raportohet lidhur me ngjarjen në Elbasan, ku ndaj një makine u qëllua me armë zjarri, pas mesnatës.

Në mjet, udhëtonin Petrit Çarçiu dhe i biri.

‘Rreth orës 00:30, në fshatin Byshek, Elbasan, shtetasi Petrit Çarçiu, banues në fshatin Shushicë,  Elbasan ka njoftuar  Sallën Operative të DVP Elabasan se  në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  në drejtim të mjetit të tij i cili udhëtonte sëbashku me djalin. Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur. Shërbimet e Policisë vijojnë punën  për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit’, njoftoi policia.

Kush është Petrit Çarçiu?

Çarçiu njihet si një biznesmen i cili shumicën e kohës jeton në Gjermani, por që kohëve të fundit ai kishte investuar te një biznes bar-kafe në fshatin e origjinës së tij ku edhe i ishte djegur tre herë për arsye hakmarrjeje.

Petrit Çarçiu

Shtetasi Çarçiu është i njohur nga policia e Elbasanit për shkak të disa ngjarjeve të mëparshme. 48-vjecari ka një lokal në pikën turistike të Byshekut ku mësohet se 3 herë ia kanë djegur. Petrit Çarçiu është divorcuar 2 herë, madje në qershor të 2016 ish-gruaja e tij e akuzoi për dhunë.

Ndërkohë mësohet se edhe dy vëllezërit e Çarçiut ndodhen në burgje jashtë vendit aktualisht në Spanjë dhe Holandë duke vuajtur dënimet për shkak të problemeve me drogën. Dyshohet se atentati ndaj 48 vjeçarit ka ndodhur për shkak të hesapeve të palara të vëllezërit të tij. Ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët e mundshëm, por Policia ka ngritur pistat kryesore të hetimit dhe po vazhdon verifikimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit