Atentat 34 vjeçarit shqiptar në Greqi, e godasin me armë zjarri

Atentat 34 vjeçarit shqiptar në Greqi, e…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 34 vjeçari shqiptar i është bërë atentat

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarit i është bërë atentat mëngjesin e djeshëm, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar më armë drejt tij.

34-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndodhet në spitalin e “Gennimatas”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Protothema” shkruan se shqiptari është një person i njohur për autoritetet greke, pasi ka qenë i akuzuar për vepra të ndryshe penale.

Policia greke po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit