Atentat me armë zjarri në Laç| Viktima që u vra nga plumbat është një biznesmen i njohur

Atentat me armë zjarri në Laç| Viktima…

Para pak minutash në Laç, konkretisht në zonën e Sanxhakut u regjistrua një atentat me armë zjarri ndaj një 55-vjeçari. Mësohet se gjatë atentatit është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një mjeti në lëvizje. Bëhet e ditur se viktimë  e ngjarjes ka mbetur është një person rreth 55-vjeç, i identifikuar si Rakip Roli, biznesmen i njohur në këtë zonë. Sipas Fax News, autorët e sulmit kanë qenë dy persona ende të pa identifikuar të cilët kanë qenë duke lëvizur me këmbë në momentin e vrasjes. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dh epo heton për të zbardhur shkaqet  e këtij atentatit tragjik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit