
Një makine tip “Golf” i është vënë një tritol mesditën e kësaj të hëne në Shkozet. Automjeti dyshohet se është një pronësi të Aldi Mustafa, një person i njohur për drejtësinë. Tritoli është vendosur në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dhe ka shpërthyer në lëvizje të mjetit. Fatmirësisht 37-vjeçari ka shpëtuar pa lëndime dhe në makinë ai po udhëtonte i vetëm. Po kush është Aldi Mustafa.
Ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, me 10 vite burg, në Gjermani. Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale.
Aldi Mustafa u arrestua më 30 gusht 2021 në kuadër të operacionit të koduar ‘Misioni’, bashkë me dy të tjerë, Uran Zykën, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”, si dhe Tahir Gjinikën, 33 vjeç, banues në Durrës. Tre të ndaluarit dyshohet se do kryenin një vrasje, kundrejt pagesës.