Atentat ndaj liderit të opozitës në Korenë e Jugut

Atentat ndaj liderit të opozitës në Korenë…

Udhëheqësi i opozitës dhe kryetari i Partisë Demokratike në Korenë e Jugut Lee Jae-Myung është goditur me thikë në qafë këtë të martë nga një person që është kamufluar mes turmës për t’i kërkuar atij një autograf.

Lee Jae-Myung u dërgua me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një operacioni për të riparuar një enë gjaku, dhe më vonë i është nështruar një rehabilitimi për të qenë i vetëdijshëm në një kujdes intensiv i ka thënë gazetarëve zëdhënësi i partisë demokrate Kwon Chil-seung duke dënuar sulmin e kryer.

Ky sulm vjen pak muaj përpara se të zhvillohen zgjedhjet për asamblenë parlamentare në 10 prill ku Partia Demokratike që është në opozitë është në avantazh me 42 përqind përballë Partisë së Pushtetit Popullor në pushtet. Në vitin 2022 Lee humbi zgjedhjet presidenciale me rezultat të ngushtë dhe është në gjyq për akuzat për rryshfet, akuza të cilat ai i mohon.

Sulmuesi është neutralizuar nga mbështetësit e opozitës dhe është arrestuar nga forcat e policisë sipas pamjeve të publikuara në media.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit