Atentat ndaj Maduros, Venezuela kap të gjallë ‘mercenarët amerikanë’

Atentat ndaj Maduros, Venezuela kap të gjallë…

Venezuela bëri të ditur sot se ka kapur dy mercenarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kishin në plan të merrnin peng ose të vrisnin presidentin Nicolas Maduro. Siç pretendohet nga autoritete venezuelane, Luke Denman e Airan Berry u kapën duke “luajtur Rambo” teksa tentonin të zbarkonin në një plazh me një grup njerëzish, të dielën më 3 maj. Duke dhënë lajmin në një konferencë shtypi, presidenti Maduro mbante lart pasaportat amerikane të të kapurve duke lexuar emrat dhe datat e lindjeve të dy burrave.

Ai quajti 34 vjeçarin Denman, 34, dhe 41 vjeçarin Berry, “mercenarë terroristë” dhe shtoi se komploti i tyre ishte urdhëruar nga SHBA, lideri vendas i opozitës Juan Guaido, dhe Kolumbia fqinje. Presidenti Maduro pretendoi më tej se dy burrat kishin tentuar ta vrasin. Ai tregoi më tej pajisjet e tyre si syze me shikim për errësirë dhe radio-marrëse. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përfshirë plotësisht dhe tërësisht në këtë tentativë të dështuar. Ata donin të luanin ‘Rambo’, të bëheshin heronj”, tha Maduro duke shtuar se autoritetet e dinin prej kohësh për zbarkimin e tyre të planifikuar bashkë me rreth dymbëdhjetë luftëtarët e armatosur. Ai shtoi se vendasit e një fshati peshkatarësh pranë vendit, kishin arritur të neutralizonin “mercenarët profesionistë amerikanë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit