Atentat ndaj shqiptarëve në Greqi, një i vdekur

Atentat ndaj shqiptarëve në Greqi, një i…

Një shtetas shqiptar është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së martës në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Nikaia.

Shtetasit shqiptarë janë qëlluar nga disa persona në një pikë karburanti. Mediat greke bëjnë të ditur se personi i plagosur është dërguar në spital. Ndërkohë, pak momente pas atentatit, policia ka gjetur të djegur automjetin e përdorur nga autorët, tip “BMW”, që dyshohet të ketë qenë i vjedhur.

Burimet mediatike shtojnë se viktima dhe i plagosuri ishin pronarë të pikës së karburantit. Mbi ngjarjen po heton policia greke.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit