Atentat në Bërxullë, 50-vjeçari vritet në derë të shtëpisë

Atentat në Bërxullë, 50-vjeçari vritet në derë…

Një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën një 50-vjeçari në fshatin Bërxullë të Vorës, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Viktima është identifikuar si Edmond (Ali) Sula, i cili, sipas të dhënave paraprake, është qëlluar me armë zjarri teksa po hynte në banesën e tij. Krimi ka ndodhur rreth orës 00:10 të datës 12 korrik.

Pas ekzekutimit, autori ose autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, duke humbur gjurmët.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat pritet të ndihmojnë në dokumentimin e lëvizjeve të autorëve para dhe pas ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit