Atentat në Greqi, plagoset me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar

Atentat në Greqi, plagoset me armë zjarri…

Mbrëmjen e 24 janarit, në Kato Ahaia në Greqi u regjistrua në atentat me armë zjarri. Sipas mediave greke një 43-vjeçar shqiptar është plagosur jashtë banesës së tij. Plagosja e tij erdhi pas të shtënave nga një makine e zezë. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:30 të mbrëmjes.

Shqiptari është qëlluar 3 herë më armë zjarri nga një automjet me ngjyrë të zezë që pas ngjarjes është larguar me shpejtësi. Bëhet e ditur se njëri nga plumbat e ka kapur shqiptarin në bark duke e lënë të plagosur.

Shqiptari ende i paidentifikuar është dërguar për ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Kato Ahaia dhe më pas në spitalin e Rios. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku sekuestroi dy gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm dhe një fishek të deformuar pistolete.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit