Atentat në Preshevë, shqiptari qëllon tre herë gruan pastaj vetëvritet

Atentat në Preshevë, shqiptari qëllon tre herë…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 7 marsit në afërsi të Preshëveës, ku një shtetas maqedonas me nënshtetësi shqiptare ka plagosur me armë zjarri gruan e tij, e më pas ka vrarë veten.

Siç raportojnë mediat në Serbi, pak momente përpara se 52-vjeçari me nënshtetësi shqiptare të ndërmerrte veprimin ekstrem, çifti ishte duke udhëtuar me makinë. Ata ishin ndaluar nga Policia, e cila u kishte vendosur një gjobë. Shtetësia serbe me inicialet V. J., 30-vjeçe, ka dalë nga makina dhe ka filluar të vrapojë, teksa bashkëshorti i saj me inicialet B. I., e ka qëlluar me tre plumba duke e lënë të plagosur. Pas kësaj ai ka qëlluar veten, duke humbur jetën në vendngjarje.

30-vjeçarja është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore rreth 30 minuta pas mesnate dhe i është nënshtruar ndërhyrjeve krirugjikale. Pas ekzaminimit në trupin e pacientes janë konstatuar lëndime në zonën e trakesë, vertebrave të qafës dhe probleme të frymëmarrjes në kraharor pasi mushkria e anës së majtë është dëmtuar.

Për momentin mbetet e paqartë se çfarë bëri 52-vjeçarin nga Tetova të ndërmerrte këtë veprim, por hetimet për të zbardhur krimin vijojnë.

Bëhet e ditur se e ndjera më parë ka qenë e martuar, dhe ka dy fëmijë. 30-vjeçarja ka lindur dhe ka jetuar në Drenovë të Madhe afër Trstenikut, teksa ishte larguar nga bashkëshorti i saj i parë për të jetuar me maqedonasin, i cili e qëlloi pas shpine.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit