Atentat në qendër të Sarandës: Vritet 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

Atentat në qendër të Sarandës: Vritet 42-vjeçari,…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në qendër të Sarandës, ku një 42-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Artan Myrtaj. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-agjencisë së vjetër, ku dy persona, të cilët dyshohet se lëviznin me motor dhe mbanin skafandra, kanë hapur zjarr ndaj 42-vjeçarit.

Për pasojë, Myrtaj ka humbur jetën, ndërsa një kalimtar i rastit ka mbetur i plagosur nga të shtënat.

Pas sulmit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit dhe identifikimin e autorëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit