Atentat për hakmarrje në Sarandë? Isuf Jaçaj humbi jetën, tre muaj më parë donin t'i vrisnin të birin

Atentat për hakmarrje në Sarandë? Isuf Jaçaj…

Mbrëmjen e djeshme, lagjja nr. 3 e Sarandës u trondit nga një shpërthim i fuqishëm tritoli, që i mori jetën 58-vjeçarit Isuf Jaçaj. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës, duke shkaktuar panik në zonë dhe dëme të mëdha materiale.

Isuf Jaçaj ishte një emër i njohur për policinë, me një të kaluar të ngarkuar me vepra penale që përpara viteve 2000. Ai kishte mbetur i plagosur në disa përplasje të mëparshme dhe i kishte shpëtuar një atentati me armë në vitin 2011. Në korrik të vitit 2022 u arrestua pas një konflikti tjetër, ndërsa vitet e fundit ishte përpjekur të qëndronte larg përplasjeve, duke u marrë me turizëm dhe transport turistësh me skaf në bregdetin e jugut.

Viktima ishte gjithashtu babai i Klaus Jaçajt, aktualisht i burgosur për “përkrahje të autorit të krimit” në lidhje me plagosjen me armë të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamës, ngjarje e ndodhur më 17 korrik 2025 në lagjen nr. 4 të qytetit.

Vetëm pak ditë pas asaj ngjarjeje, më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni kishte vendosur lëndë plasëse në automjetin e Klaus Jaçajt, duke e shkatërruar plotësisht. Edhe pse ajo ngjarje mbeti pa autor, ajo shihet sot si pjesë e të njëjtit zinxhir hakmarrjesh që duket se ka përfshirë Sarandën muajt e fundit.

Në atentatin e mbrëmshëm, automjeti fuoristradë ku ndodhej Isuf Jaçaj u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi, ndërsa trupi i tij u gjet brenda makinës. Sipas burimeve paraprake, shpërthimi është shkaktuar nga një sasi e konsiderueshme lënde plasëse e vendosur në mjet. Përveç humbjes tragjike të jetës së 58-vjeçarit, shpërthimi dëmtoi disa biznese dhe një automjet tjetër të parkuar pranë.

Teksa pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e hakmarrjes dhe e prishjeve të llogarive të vjetra në botën e krimit.

Lajm i TVA News!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit