Atentat shqiptarit në GREQI! Qëllohet më 6 plumba në kokë, vdes 3 minuta pasi hyn në sallën e operacionit. Dëshmitarët panë dy autorët, ishin veshur me të zeza

Atentat shqiptarit në GREQI! Qëllohet më 6…
Featured image of article: Atentat shqiptarit në GREQI! Qëllohet më 6 plumba në kokë, vdes 3 minuta pasi hyn në sallën e operacionit. Dëshmitarët panë dy autorët, ishin veshur me të zeza

Një shqiptar është qëlluar për vdekje me 6 plumba brenda mjetit të tij në qytetin e Patras në Greqi. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se është qëlluar për vdekje një 27-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.

Edhe pse kishte marrë plumba në kokë, shqiptari nuk ka ndërruar jetë në vend por është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. Por vetëm 3 minuta pasi ka hyrë në sallën e reaminacionit, mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

Ndërkohë që vendi është ‘mbyllur’ nga efektivët e Policisë, të cilët janë vënë në kërkim të dy personave, të dyshuar si autorë të vrasjes.

Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë dy persona të veshur me të zeza që iu afruan makinës së shqiptarit dhe pasi kryen vrasjen u larguan në këmbë nga vendi i ngjarjes, duke e lënë pas mjetin e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit