Atentate dhe krime në mes të ditës/ Rama, elozhe policisë: Rendi s’ka qenë kurrë më mirë se sot

Atentate dhe krime në mes të ditës/…

Të paktën në çdo muaj në vendin tonë  do të ndodhi një atentat mes bandash apo ndonjë raportim për krim në familje. Siguria e qytetarëve është cenuar, kur në mes të ditës në vend të populluar ndodhin përplasje me armë dhe vrasje, të cilave ende nuk iu janë gjetur autorët.

Por, në këtë pikë kryeministri Rama flet më larg realiteti. Sipas tij “rendi nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sot”. Ai ka bërë këtë deklarate gjatë një lidhje me televizionin Top Channel, vetëm pak orë më parë ishte shënjestër e një sulmi terrorist me armë, që la të vdekur rojën e godinës.

Në një moment Rama tha se policia është shumë pranë autorëve,  por nga ana tjetër tha se ende nuk ka një rezultat konkret. I pyetur nëse është politika dhe ai vetë që përmes gjuhës së ashpër ndaj medias, mund të nxisin dhunë, Rama e ka quajtur “dizinformim” i bërë nga gazetarët.

Në fakt ajo që ndodhi një ditë më parë ndaj Top Channel është realiteti i frikshëm me të cilin ne përballemi çdo ditë, dhe kriminelët vazhdojnë të lëvizin të lirë.

Pjesë nga intervista e Ramës në :

Rama: Motivet e drejtpërdrejta të këtij agresioni kriminal ende nuk i dimë, por fakti që një breshëri plumbash derdhen mbi një institucion kombëtar siç është Top Channel, e bën këtë të lidhur me një institucion të fjalës së lirë, pavarësisht se nuk i dimë motivet ekzakte, policia i është afruar autorëve por ende nuk ka rezultat konkret. Nuk ka sesi një agresion i tillë të mbetet pa u përcaktuar qartë si agresion ndaj një institucion të pushtetit të katërt.

Si mund të goditet një media si në gjendje lufte?

Rama: Realiteti patjetër që përcaktohet me perceptim por analizohet dhe gjykohet me shifra, rendi nuk ka qenë asnjëherë më mirë sesa sot në aspektin e akteve me pasojë vrasjen apo plagosjen apo pasoja të rënda të kësaj natyre. Sigurisht ka shumë vend për t’u përmirësuar dhe ne do të vazhdojmë të përmirësohemi. Nuk mund të mohoj se këto lloj ngjarjesh, kanë një mënyrë dhe kanë një shfaqje të agresivitetit që i bën shumë të bujshme të zhurmshme dhe shqetësuese.

A duhet të mbajë një lloj përgjegjësie edhe klasa juaj, si dhe ju, kur në momente të caktuara i jeni drejtuar medias, a meriton t’i drejtohet duke thënë kazan, një verb agresiv që mund të japë dhe sinjale për njerëz të tillë të papërgjegjshëm.

Rama: Mëkati i madh i medias, është ai që ju sapo e bëtë, që është dizinformimi…

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit