Atentati i kryemafiozit në Greqi, dyshohet se autorët janë shqiptarë

Atentati i kryemafiozit në Greqi, dyshohet se…

Vangjelis Zabunis 44 vjeç, u ekzekutua me 80 plumba në qendër të Athinës. Si një ndër kriminelët më të rrezikshëm në shtetit grek, vrasja e tij tronditi botën e krimit në Greqi. Vangjelis Zabunis akuzohet për disa nga vrasjet më me bujë në Athinë, sikurse vrasja e Stafankos dhe Grivës, kokat e shantazheve në Greqi; vendosje bombash dhe grabitjen e Panagopulos.

Dyshohet se autorët mund të jenë shqiptarë ose sllavë. Zyrtari i lartë policor, Girogos Kalliakmanis, ngriti dyshimet se atentatorët mund të jenë emigrantë ballkanas, të paguar për kryerjen e atentatit mafioz. Në automjet u gjetën 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmit.

Pas ekzekutimit në dalje të Athinës në vendin e quajtur Hajdari, u gjet i djegur edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezultonte e marrë me qira.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit