Atentati me 2 viktima në Laç, në kërkim djali i policit

Atentati me 2 viktima në Laç, në…

Djali i një efektivi policie është në kërkim lidhur me vrasjen e dyfishë, të ndodhur në Laç disa ditë më parë.

Emri i tij doli pas dëshmisë së autorit të dyshuar të vrasjeve, shtetasi Eduart Lamaj, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit dhe ndodhej në kurim në një klinikë private në Tiranë.

30 vjeçari ka treguar emrat e tre bashkëpunëtorëve të tij në vrasjen e Paulin Gjergjit, 53 vjeç dhe Bujar Likajt, 37 vjeç. Ata janë shtetasit Ilir Xhepaj, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Likaj 33 vjeç, Elson Alija apo i njohur me identitetin e dytë si Oltion Vlashi 31 vjeç, si dhe Klaudio Perkola, 21 vjeç, ky i fundit djali i një efektivi të policisë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit