Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit! Rihapen hetimet për Ergys Kolaverin, do shikohen edhe njëherë pamjet e vilës së ish-kryebashkiakut të Kamzës

Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit!…
Featured image of article: Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit! Rihapen hetimet për Ergys Kolaverin, do shikohen edhe njëherë pamjet e vilës së ish-kryebashkiakut të Kamzës

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur që të rihapë pjesërisht hetimin lidhur me procesin ndaj Ergys Kolaverit, i cili akuzohet se ka tentuar që të vrasë në burgun e Vaqarrit, Gazmir Dacin.

Drejtësia shqiptare ka bërë me dije se rihapja e çështjes bëhet me qëllim përsëritjen e disa veprimeve hetimore, në të cilat përfshihet rimarrja e pyetjeve të dëshmitarëve, dhe këqyrja e pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e banesës së ish-kryebashkiakut të Kamës, Xhelal Mziut. Në këto të fundit i dyshuari kryesor është fiksuar duke lëvizur. ku është fiksuar autori i dyshuar.

Kolaveri akuzohet për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit, dhe është dënuar me 20 vite burg nga asokohe Gjykata e Krimeve të Rënda. Por dënimi është rrëzuar nga Apeli i Krimeve në mars 2018, organ që e kaloi çështjen në Gjykatën e Tiranës duke shpallur moskompetencë.

Ndërkohë që Kolaveri pret ende një vendim të formës së prerë për akuzat ndaj tij, është caktuar nga Apeli në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke iu vendosur mbikëqyrje elektronike dhe punonjës policie, që e ruajnë për të mos u larguar nga shtëpia.

Por pse tentoi që të vriste të burgosurin Ergys Kolaveri?

Hasmëria e familjeve Kolaveri- Daci zë fill në vitin 2015 kur Gazmir Daci vrau vëllain e tij Valmir Kolaverin më 4 tetor 2015 dhe la të paralizuar, vëllain tjetër, Robert Kolaverin. Gjithë sherri kishte nisur në Francë, ku vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese Elson Dacin, vëllain e Gazmirit pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët.

Pasi ishin kthyer në Shqipëri, Gazmiri i kishte takuar në një lokal dhe u kërkoi llogari por biseda degradoi në përdorimin e dhunës, deri në vrasje e plagosje. Për krimin e bërë, Gazmir Daci u dënua me 35 vite burg, por vëllezërit Kolaveri nuk e lanë me aq. Pasditen e 30 korrikut në vitin 2016, një snajper qëlloi në burgun e Vaqarrit, duke plagosur të burgosurin nga Kosova, Lili Dulajn.

I dyshuari kryesor për ngjarjen është Ergys Kolaveri, por ende nuk është gjetur arma me të cilën pretendohet se ka qëlluar. I vetmi send i dyshimtë që u gjet në mjetin e tij ishin një palë dylbi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit