Atentati me tritol ndaj Mikel Harizaj| Disa vite më parë tentoi të vriste me granatë dore 3 persona

Atentati me tritol ndaj Mikel Harizaj| Disa…

Gjatë mëngjesit të sotëm u regjistrua një atentat me tritol, ndaj makinës së Mikel Harizaj 42 vjeç. Në momentin e ngjarjes, Harizaj ndodhej në makinë bashkë me një 26 vjeçar të identifikuari si Serini Dumi. Të dy personat edhe pasagjeri edhe shoferi ndodhen në spital, teksa Harizaj rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2009 ka tentuar që të vrasë me granatë dore tre persona. Ai u arrestua vetëm 3 vite më vonë nga Policia, teksa qëndronte te disa miq të tij në Tiranë. Harizaj rreth orës 23:00 të datës 10 prill 2009, në Selenicë, për motive të dobëta është konfliktuar me tre shtetas në ambientet e një lokali. Pas konfliktit, Harizaj ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit dhe ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar shtetasi G. A., dhe dy persona të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit