Atentati ndaj Agron Pukës, prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Atentati ndaj Agron Pukës, prokuroria kërkon pushimin…

Dy vite pas përplasjes me armë zjarri para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Agron Puka, Prokuroria e Lezhës ka kërkuar pushimin e akuzave ndaj tre personave të dyshuar. Bëhet fjalë për Vinçens Tukun, Kevin Ndokën dhe Amarildo Kolën, të cilët ishin vënë nën hetim dhe shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e 6 marsit 2024.

Sipas Prokurorisë, hetimet nuk kanë nxjerrë prova që i lidhin tre të dyshuarit me përplasjen me armë. Për këtë arsye, organi i akuzës ka kërkuar pushimin e procedimit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Gjithashtu, është kërkuar edhe shuarja e masës së arrestit me burg të caktuar më herët nga Gjykata e Lezhës.

Tashmë është Gjykata e Lezhës ajo që do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo kërkesën e Prokurorisë. Agron Puka u qëllua me armë pasi kishte lënë fëmijët në shkollë, ndërsa edhe ai iu përgjigj të shtënave me armë zjarri dhe më pas u arrestua në spital. Ndërkohë, Amarildo Kola u arrestua disa muaj më vonë, në tetor 2024, teksa ndodhej i armatosur në një lokal në Laç.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit