Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin mengjesin e sotshëm kur një atentat i sofistikuar me armë snajper ju bë Ardian Çapjas, njerit nga të fortët e qytetit.
Report Tv mëson ekskluzivisht nga grupi hetimor në Elbasan se në atentatin kundër Ardian Çapjas kanë marrë pjesë 5 persona, ndërsa zyrtarisht gjithashtu mësohet se 55-vjeçari u qëllua me snajper.
Tre autorë kanë qenë aktivë, njëri ka qenë shoferi, dy të tjerët kanë qenë pas në sedilje, njëri ka qëlluar me snajper dhe tjetri ka vëzhguar. Makina tip “Volksëagen” sharon ka qenë e mbushur me municion, ç’ka nënkupton që autorët ishin të përgatitur për një reagim të fortë nëse do të kishte kundërpërgjigje nga fisi Çapja, pasi i goditën në zonën e tyre.
Gjithashtu Shqiptarja.com mëson se makina që u përdor në atentat ka qenë e vjedhur dhe po ashtu targa. Makina është vjedhur në Krujë, ndërsa pronari e kishte denoncuar vjedhjen. Pronari i makinës është marrë në pyetje, por nuk ka pranuar që të ketë lidhje me ngjarjen.