Atentati ndaj ish-deputetit Pashko Ujka | Familjarët: Nuk i ka pasur borxhe askujt

Atentati ndaj ish-deputetit Pashko Ujka | Familjarët:…

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Shkodrës u vra me armë zjarri, ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës Pashko Ujka. I ndjeri u vra në derën e shtëpisë rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto”. Ujka u vra me plumb në kurriz, ndërkohë që ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij. Ndërkohë pas atentatit, Fax News ka mësuar detaje të reja. Të afërmit e të ndjerit shprehen se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kërcënuar apo qëlluar shtëpia gjatë kohës kur ka qenë deputet apo kryetar i komunës Velipojë. Gjithashtu sipas të afërmve të Ujkës, i ndjeri nuk ka pasur borxhe financiare dhe as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit