Atentati ndaj Myslim Likës mund të parandalohej, bashkëshortja denoncon mesazhe kërcënuese

Atentati ndaj Myslim Likës mund të parandalohej,…

Atentati një javë më parë ndaj 60-vjeçarit Myslim Lika në Mamurras, mund të parandalohej nga policia. Fax news mëson se bashkëshortja e 60-vjeçarit Dile Lika, një muaj përpara se burri i saj të qëllohej me tre plumba ka bërë një denoncim në polici, se është kërcënuar nga një person.

Sipas informacioneve kallëzimi është bërë në komisariatin nr 3 të kryeqytetit. Referuar kallëzimit familja Lika është kërcënuar nga një numër privat.

Në kallëzimin e depozituar në Polici se persona të paidentifikuar e merrnin në telefon dhe i shkruanin mesazhe me tekst: Ku e ke djalin? Të ka rënë prap në burg? Përsa nuk përgjigjesh, apo nuk të vjen mirë?

Këto mesazhe janë dërguar një muaj pas arrestimit të tij për vrasjen në Laç, ndërsa shqetësime sipas kallëzimit kishte pasur edhe para arrestimit. Myslim Lika, u qëllua mesditën e 28 janarit, teksa po kthehej nga varrimi i të motrës, Lika ra pre e një atentati nga persona ende të paidentifikuar, ku mori tre plumba.

Pas ngjarjes ai transportua në spitalin e Traumës, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore kaloi rrezikun për jetën. Lika është babai i Ilir Xhepajt (Lika), një nga personat e marrë si të panduhur si të dyshuar në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit të kaluar. Hetimet për këtë ngjarje janë ende në vijim për zbardhjen e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit