Atentati ndaj prokurorit, Genc Maloku: Kam pamjet. SPAK të veprojë, ose do ta marr gjakun e djalit vetë

Atentati ndaj prokurorit, Genc Maloku: Kam pamjet.…

Familjarët e Andi Malokut, ish-shoferit të prokurorit të Durrësit, Ndoji, po i kërkojnë shtetit me çdo mënyrë që të bëjë drejtësi.

Është babai i ish-shoferit të vrarë që pak muaj pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku i mbeti i vrarë i biri, ai kërkon drejtësi nga Prokuroria që sipas tij po fsheh provat.

Për këtë qëllim ai ka shtënë në dorë edhe një Video të cilën ja ka venë më pas në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet deputetit të opozitës Halit Valteri.

Ishte ky i fundit që e ka bërë publike këtë video të rëndë, që tregon se si është kryer vrasja dhe hedh dritë mbi një krim që ende ka mbetur mister dhe nuk po zbardhet.

Nga ana e tij, babai i ish-shoferit të ndjerë Maloku, i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë dhe t’i sqarojë se pse iu vra i biri.

“Im bir kishte vetëm 2 muaj punë si shofer i prokurorit Ndoj. Prokuroria ka videot e ngjarjes dhe nuk e arreston atentatorin tjetër. Prokuroria të veprojë ndryshe do e marr vetë gjakun e tim biri”,- tha Genc Maloku, babai i të riut.

Ai mes të tjerash tregoi se, kishte takuar deputetin e opozitës Halit Valteri dhe i kishte treguar kamerat e sigurisë.

“Unë i kam videot dhe i kërkova ndihmë deputetit Valteri që ta ngrejë zërin. Videot i kam siguruar privatisht, SPAK të veprojë tani”,- shtoi më tej ai.

Atentati u bë më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurori Ndoji lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, dhe që është një personazh i njohur i botës së krimit, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, që ndërroi jetë në spital pasi u plagos rëndë në atentat.

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit