Atentati ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet një nga bashkëpunëtorët kryesorë (Emri)

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet një nga…

Policia ka arrestuar një nga autorët e plagosjes së prokurorit Arjan Ndoj pak muaj më parë, ku mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku.

Mësohet se është vënë në pranga Ariol Halilaj, 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Policia e cilëson 29-vjeçarin si bashkëpunëtorin kryesor të autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ai ka larguar me mjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Shkozeti”.

Vihet një tjetër person në pranga, për plagosjen e prokurorit A. N., shtetasit A.L dhe plagosjen me pasojë vdekjen e shtetasit A. M.

Menjëherë pas ngjarjes u vu në pranga një nga autorët e dyshuar të plagosjes.

Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët kryesorë të autorëve të ngjarjes së ndodhur më datë 01.11.2019, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur tre persona, shtetasi A. N., 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shtetasi A. L. dhe shtetasi A. M., i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Në vijim të punës intensive që po kryen grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale, Sektorit të Krimeve të Rënda në DVP Durrës, nën drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si rezultat i provave të siguara u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. H., 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit