Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Klodiana Lala: Zyrtari i policisë lejoi automjetin e blinduar të Plarent Dervishaj

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Klodiana Lala: Zyrtari…

Gazetarja Klodiana Lala , deklaroi në emisionin “Opinion” se nga 24 vendime që janë marr nga SPAK lidhur me operacionin OFL, 23 prej tyre kanë qenë automjete të blinduara, të cilët kanë hyrë në Shqipëri me leje nga zyrtarë të lartë.

Lala veçoi rastin e Plarent Dervishaj, i cili kishte në pronësi një automjet të blinduar, me leje të firmosur nga një zyrtar i lartë i policisë së Durrësit.

Duke iu drejtuar, Zv.Ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, gazetarja Lala tha: “SPAK ka marr 24 vendime nga të cilat 23 janë automjete të blinduara.

Saimir Taullut, Durim Bamit, Lulzim Berishës, krerëve të bandave të Elbasanit u janë sekuestruar vetëm nga një automjet i blinduar. Të gjitha këto automjete kanë hyrë me leje nga zyrtarë të lartë.

A keni ju një vendim se si janë dhënë këto leje kur këta persona ishin me rekorde të theksuara kriminale? Janë të gjithë personazhe problematike…A po hetoni zyrtarët që kanë firmosur që këta personazhe të kenë autorizim”?

Hodaj: E bukura e procedimit parandalues është që nuk kërkon domosdoshmërisht që automjetet të jenë në pronësi të këtyre personave. Dhe jam i sigurt që është e vështirë të gjesh automjete të blinduara që janë në pronësi të këtyre personave. Janë automjete në pronësi të personave të tretë apo institucioneve tregtare. Republika e Shqipërisë ka një legjislacion në fuqi në mënyrën se si importohen automjetet. Në rastin konkret ju tregova diferencën mes asaj që i lejohet dhe të pasurit në përdorim që është një detaj që ligji e adreson.

Lala: Tek dosja hetimore për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoi, automjeti që kishte në pronësi Plarent Dervishaj rezulton i firmosur nga një zyrtar i lartë i policisë së Durrësit. Dhe zoti Hodaj në rastin konkret a ka hetim ndaj këtij zyrtari që lejon një personazh me precedent kriminal të ketë një automjet të blinduar?

Hodaj? Mos më ngatërroni me oficerë të policisë kriminale.

Lala: Mos dilni të flisni për çështje që nuk keni kompetencë.

/tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit