Atentati ndaj prokurorit Ndoji, arrestohet në Abu Dhabi i shumëkërkuari Amar (Dritan) Shkëmbi

Atentati ndaj prokurorit Ndoji, arrestohet në Abu…

Policia e Shteti ka njoftuar se është arrestuar në Abu Dhabi një nga të shumë kërkuarit e drejtësisë shqiptare, shtetasi Amar (Dritan) Shkëmbi. 39-vjeçari akuzohet për atentatin e ngritur ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, makina e të cilit u qëllua më breshëri plumbash në mbikalimin e Shkozetit.

Amar Shkëmbi përdorte edhe emrin Dritan, dhe pas atentatit ai është arratisur nga Shqipëria. Kz shtetas pritet të ekstradohet drjt Shqipërisë, ku GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”.

Nga atentati i ndodhur në vitin 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, si pasojë e të shtënave është plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi A. M. (shoferi i prokurorit) dhe ka mbetur i plagosur prokurori Ndoji.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit