Atentati në "Don Bosko"| Sekuestrohen mbi 100 kamera sigurie

Atentati në “Don Bosko”| Sekuestrohen mbi 100…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua para dy ditësh në një lokal në “Don Bosko”, Viktimë e atentatit mbeti Erion Çela, 35-vjeç, ndërsa u plagosën rëndë Arben Dani 46-vjeç, Azbi Selimaj 19-vjeç, Blerim Çela 28-vjeç, Edmond Crroj 41-vjeç. Pas ngjarjes policia ka sekuestruar mbi 100 kamera sigurie nga zona ku ndodhi ngjarja e rëndë. ‘Blutë’ po kryejnë kontrolle të imtësishme në serviset e varrezat e makinave pasi ka dyshime që makina e krimit të jetë çuar për pjesë këmbimi. Kujtojmë se para dy ditëve në një lokal në zonën e “Don Bosko”, persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri 4 shtetas dhe më pas u larguan në drejtim të Laprakës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit