Atentati në Lushnje/ Flet babai i autorit të dyshuar: Djali është në Greqi prej 10 ditësh

Atentati në Lushnje/ Flet babai i autorit…

Të tjera dëshmi janë dhënë në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmë në Lushnje, ku një 60-vjeçare mbeti e plagosur me armë zjarri. Bajame Senej po kthehej në banesë me makinë bashkë me djalin e saj, por një breshëri automatiku u ndërpreu rrugën.

Pak momente pas ngjarjes, policia tha në një njoftim zyrtar se ka identifikuar si autor të ngjarjes shtetasin Armand Hasalla, për të marr hak ndaj Kastriot Hasallës, pasi ky i fundit i vrau vëllain në vitin 202.

Ndërkohë, Babai i Armandit ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi të birin. Ai ka thënë se djali i tij ndodhet në Greqi prej 10 ditësh. Ai tha për mediat se kjo ngjarje është e sajuar nga ata dhe se e bëjnë këtë vetëm që të hakmerren.

Në lidhje me ngjarjen unë nuk di gjë fare. Çunat nuk janë këtu. Armando është në Greqi ka 10 ditë kurse Laerti në Itali.  Policia më pyeti ku ke qenë gjithë ditës. Ne ishim në gjyq për tokën dhe djalin që na e kanë vrarë. Pastaj erdha në shtëpi dhe më tha policia ke vrarë njerëz. Tani unë nuk di ca të them.

Fola më mori çuni, Armando më tha ca ka ndodhur andej. Thonë që është bërë një plagosje. Nuk e di , do të hakmerret prapë. Nuk kemi pasur asnjë lloj konflikti. Unë kam parë hallin tim. Ja kam lënë drejtësinë. Kjo është një ngjarje e sajuar nga ana e tyre. Dua të hakmerren se ne jemi trima, ne nuk pyesim e ju vrasim prap”, tha i.

Ndërkohë edhe vetë Armandi ka postuar dje një video ku tregon se ndodhet në Greqi dhe nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit