Pamjet nga vendngjarja e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, tregojnë vendin ku mbeti i vrarë 46-vjeçari Ismet Habili.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:20, në rrugën “Mihal Popi”. Sipas Policisë, fillimisht është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar. Kur shërbimet mbërritën në vend, gjetën Habilin pa shenja jete, brenda një automjeti tip “Volvo”.
Dyshohet se 46-vjeçari është qëlluar me armë zjarri teksa udhëtonte me makinë. Mediat raportojnë se ai është qëlluar në kokë, ndërsa automjeti ka përfunduar i përplasur pas ngjarjes.
Deri në këto momente, autorët e dyshuar dhe motivi i vrasjes nuk janë bërë të ditur zyrtarisht. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/8zEf7i9zLNg” title=”Atentati në Tiranë, dalin pamjet nga vendi ku u vra 46-vjeçari” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>