Atentati në Top Channel/ Autorët ishin 3, makinën e vodhën në Shkodër dhe i vunë targat

Atentati në Top Channel/ Autorët ishin 3,…

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati që u bë në mesnatë ndaj Top Channel. Bëhet me dije se mjeti i përdorur në sulmin me kallashnikov është tip ‘Range Rover, I i cili rezulton të jetë vjedhur në Shkodër. Për ta përdorur në sulm i janë vendosur targa të vjedhura.

Sipas informacioneve paraprake, mendohet se në këtë atentat kanë marrë pjesë 3 persona, një në timon dhe dy me kallashnikovë në duar që kanë qëlluar në drejtim të televizionit kombëtar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, kur Autorët, ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri dhe një nga plumbat la të vdekur rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit