Ate*tati ndaj kushëririt të deputetit PS-së, ndalohet i dyshuari

Ate*tati ndaj kushëririt të deputetit PS-së, ndalohet…

Një person është ndaluar lidhur me atentatin e djeshëm në Shkodër ndaj kushëririt të deputetit të PS-së , Fation Harusha.

Policia ka ndaluar shtetasin Gjekson Pusi 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

“Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër” njofton policia.

Fation Harusha u sulmua në rrugën e fshatit Kuq të Vukatanës, ku fatmirësisht shpëtoi lëndime.

Dy persona që udhëtonin me një motorçiletë kanë hapur zjarr ndaj një automjeti në ecje që drejtohej prej 30-vjeçarit.

Makina tip ‘Hyundai’ fuoristradë me targa AA 207 BV, falë manovrimeve të të riut ju ka shpëtuar plumbave pa i shkaktuar dëme, ndërsa përfundoi jashtë rruge.

Fation Harusha është djali i xhaxhait të deputetit të PS, Luan Harusha.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit