Athina rivendos masat bllokuese pas rritjes së infektimeve me koronavirus

Athina rivendos masat bllokuese pas rritjes së…

Qeveria greke ka vendosur të mbyllë sërish dyqanet në Athinë dhe ka shtyrë pa afat planet për rikthimin e nxënësve në klasa si pasojë e rritjes së infektimeve me COVID-19.

Dhjetë ditë më parë, qeveria njoftoi lehtësimin e masave dhe hapjen e dyqaneve dhe parukerive të cilat ishin mbyllur që prej fillimit të vitit. Shkollat e mesme ishin parashikuar të hapeshin më 1 shkurt.

Por të premten autoritetet vendosën që dyqanet në zonat me infektim të lartë do të mbyllen sërish, raportojnë mediat vendase.

Shkollat e mesme do të vazhdojnë mësimin nga shtëpitë.

Kufizimet e reja është thënë se do të zbatohen të paktën deri më 8 shkurt.

Më 29 janar, autoritetet greke kanë raportuar për 941 raste të reja me koronavirus dhe 22 viktima.

Greqia ka humbur 5,764 qytetarë nga pandemia dhe ka regjistruar rreth 155 mijë raste në total.

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit